Spageti me vaj hudhër, vaj ulliri dhe spec djegës

30 Shtator 2022, 06:59 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Spageti me vaj hudhër, vaj ulliri dhe spec djegës

Koha e përgatitjes: 10 minuta

Koha e gatimit: 10 minuta

Për 4 persona

Përbërësit

1 pako spageti, 1 thelb hudhër, spec djegës (sipas nevojës), 1 tufë majdanoz, 70 ml vaj ulliri, kripë dhe piper.

Përgatitja

1.       Zieni spagetit në ujë të vluar, të bollshëm me kripë.

2.       Grini hudhrën, specin djegës dhe majdanozin.

3.       Vendosni në zjarr një tigan të gjerë, hidhni vajin e ullirit dhe pak sekonda më pas shtoni erëzat që gritë.

4.       Lërini të marrin një skuqje të lehtë, duke shtuar nga pak nga uji që zietë pastat.

5.       Spagetit duhet të jenë “al dente”. Pasi t’i keni kulluar kalojini në tiganin me lëngun e erëzave të skuqura.

6.       Gatuajini për 1-2 minuta të tjera, shtoni piperin dhe shërbejini menjëherë.

Këshilla e shefit

 Hudhra nuk duhet të skuqet shumë, pasi ju jep erë të rëndë spagetit.  Mos e grini, por lëreni një copë që ta largoni lehtësisht nga tigani.

Po ndodh...