Spaghetti “Carbonara”

17 Shtator 2022, 08:17 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Spaghetti “Carbonara”

Koha e përgatitjes: 10 minuta

Koha e gatimit:5 minuta

Vështirësia e ulët

 

Për 4 persona

Përbërësit

350 gr spaghetti, 150 gr pançetë në kubikë, 4 të verdha veze, 100 gr djathë i grirë Pecorino, 1 lugë e ½ gjelle vaj ulliri ekstra i virgjër, kripë & piper i zi i sapobluar.

 

Përgatitja

1. Në një tas hidhni të verdhat e vezëve. Shtoni një majë kripë, 1 lugë gjelle djathë Pecorino, piper të zi të sapobluar dhe rrihini mirë me një pirun, sa përbërësit të lidhen me njëri tjetrin.

2. Hidhni pançetën e prerë në kubikë në një togan me vaj ulliri dhe kaurdisini derisa të marrin ngjyrë të kuqerremtë.

3. Në një tenxhere me ujë të bollshëm të valuar me kripë, hidhni spaghettit dhe lërini të ziejnë derisa sa të jenë të gatuara “al dente”.

4. Kullojini makaronat dhe hidhini menjëherë në tiganin ku keni pançetën e kaurdisur.

5. Largojeni tiganin me spaghetti nga zjarri. Tek masa e të verdhave shtoni pak ( 2 lugë gjelle) nga uji i zierjes së spaghett-it.

6. Të gjithë këtë masë hidheni tek makaronat dhe vazhdoni ta përzieni për rreth 30 sekonda

7. Shtoni djathin e mbetur Pecorino si dressing dhe piperin e zi të sapobluar. Shërbejini të ngrohta.

 

Po ndodh...