Supë me bishta spinaqi me fidhe dhe kos

7 Janar 2025, 08:16 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Supë me bishta spinaqi me fidhe dhe kos

Përbërësit:

2 qepë
2 lugë gjalpë
Bishta spinaqi
1.2 litër lëng mishi ose perimesh
2 lugë gjelle fidhe
1 gotë kos
1 lugë miell
2-3 thelpinj hudhër
Kripë, piper i kuq

Përgatitja:

Grijmë imët qepët dhe i kaurdisim në 1 lugë gjalpë. Shtojmë pak spec të kuq pluhur dhe lëngun e nxehtë të mishit ose perimeve dhe i lëmë qepët të vlojnë për 30 minuta.

Në një tenxhere tjetër vendosim në vlim për 5 minuta bishtat e prerë të spinaqit. I kullojmë mirë dhe i hedhim në supë për t'u zier edhe 10 minuta. Shtojmë tek supa dhe 2 lugë fidhe. Në fund shtojmë kosin e trazuar me pak miell dhe me hudhra të shtypura.

E lëmë supën të lidhet dhe të trashet dhe e servirim me pak gjalpë të tretur të aromatizuar me piper të kuq.

Po ndodh...