Supë me brokoli dhe mish pule
21 Shkurt 2024, 07:02 / RECETA ALFA

Përbërësit
1 qepë të thatë
1 gjoks pule
1 lule brokoli
1 karotë
1 lulelakër të vogël
50 gr gjalpë
2 lugë vaj ulliri
100 ml pana
Kripë
Piper të zi
Përgatitja
Fillimisht vendosim mishin e pulës të ziejë. Pasi ka zierë e bëjmë fije-fije.
Qepën e presim në kubikë dhe e skuqim në një tenxhere të thellë me gjalpin dhe vajin e ullirit.
Shtojmë brokolin që e kemi ndarë në copëza të vogla si dhe karotën e grirë në rende. I skuqim bashkë dhe shtojmë ujë që të ziejnë.
Ndërkohë ziejmë dhe lulelakrën dhe pasi është zbutur e bëjmë pure me mikser.
Ia shtojmë supës bashkë me mishin e pulës. Shtojmë erëzat, kripën dhe panën.
-
Parashikimi i motit sipas meteorologëve ushtarak, 21 shkurt 2024
21 Shkurt, 06:55
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
Nga Bato Kosova
ide
Pse njerëzit e mirë nuk qëndrojnë në politikën shqiptare?
Nga Irena Beqiraj
Korrupsioni - mënyra jonë e jetesës
Nga Erl Kodra
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
