Supë me pashaqofte

4 Shkurt 2025, 08:26 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Supë me pashaqofte

Përbërësit:

300 gr mish i grirë
2 lugë gjelle oriz
1 e bardhë veze
1 lugë çaji majdanoz i grirë
1 lugë çaji miell
Kripë, piper

Për supën:

1 litër lëng mishi ose ujë
1 lugë gjelle vaj ulliri / gjalpë

1 e verdhë veze
Lëngu i 1 limoni
Kripë dhe piper sipas shijes

Përgatitja:

Përgatisim brumin e qofteve duke përzier mishin e grirë me orizin, të bardhën e vezës, majdanozin, kripën dhe piperin. Formojmë qofte të vogla sa një arrë dhe i lyejmë lehtë me miell për të mos u shpërbërë gjatë zierjes. Në një tenxhere ziejmë lëngun e mishit ose ujin me pak kripë dhe vaj ulliri. Sapo të vlojë, shtojmë pashaqoftet dhe i lëmë të ziejnë për 15 minuta. Rrahim të verdhën e vezës me lëngun e limonit, shtojmë dhe pak nga lëngu që ka vluar dhe presim supën me vezë e limon. Rregullojmë shijen me kripë dhe erëza sipas dëshirës dhe e servirim supën me pashaqofte të ngrohtë.

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128