Tate du këpucë, t’i ble tata me majucë: “Papuçe” patëllxhani

4 Gusht 2022, 08:51 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Tate du këpucë, t’i ble tata me majucë:

Kur të lexoni titullin e recetës mendja do ju shkoj tek ditët e e ftohta të dimrit dhe papuçet e thurrura nga gjyshja. Po në fakt receta ka marrë këtë emër sepse patëllxhanët e ndarë në dy pjesë i ngjajnë shumë nga forma papuçeve. Gjithçka tjetër është vetëm fantazi. Receta është ideale edhe për fëmijët që ju bëjnë naze perimeve.

Patëllxhanë të mbushur me pulë dhe beshamel

Koha e përgatitjes: 30 minuta

Koha e gatimit: 45 minuta

Vështirësia mesatare

Për 4 persona

Përbërësit

4 patëllxhanë mesatar, 250 gr fileto pule, ½ qepë e verdhë, 2 domate mesatare, 1 filxhsnë kafeje verë e kuqe,  100 gr djathë massdamer, 8 fije pancetë, 1 lugëgjelle vaj ulliri,  10-15 gjethe borzilok, kripë, piper,pluhur speci djegës sipas dëshirës.

Për beshamelin

½ litër qumësht, 50 gr miell, 50 gr gjalpë, 1 e verdhë veze, arrë moskat sipas dëshirës.

Përgatitja

1.       Filloni me përgatitjen e patëllxhanëve. Ndajini në gjymë secilin. Hiquni pjesën e tulit duke krijuar një gropë për mbushjen dhe duke ju dhënë formën e “papuçeve”.

2.       Pjesën e tulit grijeni në kubikë dhe lëreni mënjanë.

3.       . Në një tigan hidhni 1 lugë gjelle vaj ulliri. Shtoni qepët e grira imët.

4.       Kavërdisni qepët sa të bëhën transparente. Hidhni kubikët e patëllxhanëve dhe kavërdisini me qepën për 5-10 minuta, derisa të zbuten dhe të ulin volumin.

5.       Shtoni fileton e pulës të prerë në kubikë të vegjël dhe vazhdoni kavërdisjen duke i përzier vazhdimisht me lugë për 5 minuta. Shuajini në verë të kuqe dhe lërini në zjarr mesatar derisa vera të avullojë. Në këtë moment shtoni domatet e qëruara nga lëkura dhe farat dhe lëreni 10 minuta të marr valë në temperaturë mesatare.

6.       Kur mbushja të jetë gati rregullojeni me kripë, piper, spec djegës pluhur sipas dëshirës. Në fund hidhni borzilokun e copëtuar.

7.       Lëreni mbushjen të ftohet. Më pas me ndihmën e një luge mbushni patëllxhanët. Mbi mbushjen vendosni copa djathi massdamer dhe mbulojini me pancetë.

8.       Përgatitni beshamelin. Në një tigan hidhni 50 gr gjalpë dhe lëreni derisa të fillojë të nxehet ( pa u djegur). Shtoni miellin dhe përziejini mirë sa ta thithë gjithë gjalpin dhe të marr ngjyrë të artë.

9.       Ngrohni pak qumshtin ( mos e zieni) dhe hidheni pak e pak në tigan duke e përzier pandalim që të mos kokërrzohet. Kur masa të jetë kremoze ( nuk duhet të trashet shumë) hiqeni nga zjarri dhe pasi është ftohur pak shtoni të verdhën e vezës. Rregullojeni me arrë moskat dhe kripë.

10.   Mbuloni “papuçet” me beshamel. Piqeni në furrë në 200 gradë për 45 minuta.

Këshilla e shefit

Ø Lëreni tavën të ftohet 10 minuta  përpara se ta shërbeni.

 

Po ndodh...