Tavë me makarona elb me qofte dhe salcë të kuqe

9 Janar 2025, 08:15 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Tavë me makarona elb me qofte dhe salcë të kuqe

Përbërësit:

400 gr mish i grirë
1 kokërr vezë
3-4 lugë gjelle galetë
1 thelpi hudhër
2 lugë gjelle majdanoz
Kripë dhe piper
Pak vaj ulliri për skuqje
Për makaronat me speca:

250 gr makarona elb
1 spec i kuq
1 spec i verdhë
1 spec jeshil
1 qepë e vogël
2 thelpinj hudhër
3 lugë gjelle vaj ulliri
150 ml lëng domate / salcë domate
1 lugë çaji rigon ose borzilok
Kripë, piper sipas shijes

Përgatitja:

Fillimisht përgatisim qoftet. Në një tas të madh, përziejmë mishin e grirë me vezën, galetën, hudhrën, majdanozin, kripën dhe piperin. Formojmë qofte të vogla dhe i skuqim në një tigan me pak vaj ulliri derisa të marrin një ngjyrë të artë. Ndërkohë ziejmë makaronat elb sipas udhëzimeve në paketim dhe i kullojmë. Në një tigan të madh, ngrohim vajin e ullirit dhe kaurdisim qepën dhe hudhrën derisa të zbuten.

Shtojmë specat e prera në shirita dhe i gatuajmë për 5-7 minuta derisa të zbuten pak, por të ruajnë krokantësinë. Shtojmë lëngun e domates, rigonin, kripën dhe piperin, dhe e lëmë për 3-4 minuta derisa salca të trashet pak. Shtojmë makaronat elb në salcë dhe i përziejmë mirë. Vendosim qoftet mbi përzierjen e makaronave dhe specave, duke siguruar që të përthithen pak nga salca.

Po ndodh...