Tavë me patate dhe oriz
Përbërësit:
5-6 patate
2 karrota
1 qepë mesatare
1 spec i kuq
1 thelpi hudhër
1 filxhan çaji oriz
4-5 lgj vaj ulliri
2 fç ujë / lëng mishi
Kripë, piper
Djathë sipas dëshirës
Përgatitja:
Pasi kemi parangrohur furrën, presim të gjitha perimet në forma rrethore dhe i vendosim në një tas ku shtojmë një thelpi hudhër, kripë, piper dhe vaj ulliri.
Lyejmë një tavë me pak vaj dhe shtrojmë orizin e larë dhe të kulluar. E hapim orizin në të gjithë sipërfaqen dhe më pas hedhim perimet e marinuara të pa kaurdisura.
Shtojmë pak vaj ulliri dhe e vendosim tavën në furrë në pjekje për 20 minuta. Pasi perimet janë rreshkur dhe kanë marrë ngjyrë, hedhim dy filxhanët e ujit ose lëngun e mishit. E vendosim tavën në furrë sërish për 20 minuta të tjera.
Në 5 minutat e fundit para se t’a largojmë nga furra, shtojmë djathin e thërrmuar.
Pesë kategoritë që e kanë "detyrim-përcaktim", të sulmojnë SPAK!
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128