Tortë mimoza

Përbërësit:
130 gr miell
110 gr niseshte
240 gr sheqer
1 bustinë vanilje
8 vezë
Pak kripë
Lëkurë limoni
Kremi i pastiçerisë:
170 gr sheqer
5 të verdha vezësh
500 ml qumësht
50 gr niseshte misri
1 bustinë vanilje
120 ml pana
Sherbeti:
140 ml ujë
80 gr sheqer
Përgatitja:
Në një ene rrahim vezët për rreth 20 minuta. Më pas shtojmë sheqerin dhe kripën dhe e rrahim derisa të rritet volumi i vezëve. Sitim miellin dhe niseshten dhe e shtojmë tek ena ku kemi rrahur vezët me sheqerin. E trazojmë lehtë me telin e kuzhinës në mënyrë që të mos ulet vëllimi.
Në fund fare shtojmë lëkurën e grirë të nje limoni. Lyejmë një tavë me pak gjalpë, e spërkasim me pak miell dhe më pas shtojmë masën e brumit.
E vendosim të piqet në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 25-30 minuta. Ndërkohë përgatisim kremin. Rrahim të verdhat e vezëve bashkë me sheqerin derisa sheqeri të tretet. Në një enë të vogël me qumësht tresim niseshten dhe vaniljen dhe e shtojmë tek vezët.
Vendosim qumështin të ngrohet në zjarr të ulur dhe sapo qumështi të vaket pak shtojmë vezët dhe e trazojmë derisa kremi të lidhet. E lemë kremin të ftohet plotësisht. Rrahim panën në marengë të fortë dhe pasi kremi të jete ftohur shtojmë ½ e marengës.
Pandispanjën pasi të jete pjekur e lemë të ftohet dhe më pas e presim horizontalisht. Sherbetin pasi e kemi vluar për 5 minuta e hedhim mbi bazën e pandispanjës.
Pjesën tjetër të prerë e presim në kubikë të vegjël ose e thërrmojmë me duar për të krijuar idenë e mimozave. Mbi bazën e padispanjës vendosim kremin e pasticerisë, e nivelojmë mirë dhe më pas vendosim pjesën e marengës.
Sipër e dekorojmë me pandispanjën e thërrmuar.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
