Trahana me qepë të kaurdisur

1 Nëntor 2024, 08:15 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Trahana me qepë të kaurdisur

Përbërësit:

80 gr trahana
400 ml ujë
1 qepë
Vaj ulliri
Kripë, piper
Spec i kuq
Djathë

Përgatitja:

Kaurdisim qepën me vaj ulliri derisa të zverdhet. Më pas shtojmë ujë që të zbutet. Trahananë e kemi lenë të zbutet për 1 orë në ujë. E përziejmë me qepën dhe e lemë të vlohet pasi kemi shtuar kripën, piperin dhe specin e kuq. Presim bukën në kubikë (mirë është që buka të jetë pak e ndenjur), e shtojmë në trahana së bashku me djathin e thërrmuar dhe e servirim të ngrohtë. 

Po ndodh...