Valipaça, supë e Çamërisë

15 Tetor 2025, 09:15 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Valipaça, supë e Çamërisë

Përbërësit:

1 qafë qengii
2 lugë gjelle miell
2 kokrra vezë të freskëta
1 filxhan vaj ulliri
2 lugë gjalpë të tretur
1 kokërr limon
Piper të zi të sapobluar
Kripë sipas dëshirës

Përgatitja:

Në një tenxhere vendosim qafën e mishit të qengjit, mbushim tenxheren me ujë, hedhim kripēn dhe e ziejmë mishin derisa të ndahet nga kocka. Më pas nxjerrim mishin nga tenxherja, e lëmë të ftohet dhe e pastrojmë nga kockat duke e ndarë në copa të vogla. Vajin e ullirit e hedhim në një tenxhere, pasi të ngrohet, shtojmë gialpin e tretur dhe kaurdisim miellin me lugë druri derisa të zverdhet pak. Shtojmë mishin e prerë në copa të vogla dhe në fund lëngun e mishit. I lëmë të ziejnë në zjarr të ngadaltë për 10-15 minuta. Ndërkohë në një enë porcelani rrahim vezët, i hollojmë pak e nga pak me lëngun e mishit, shtojmë lëngun e limonit dhe i përziejmë derisa të bëhet një masë e lidhur. E hedhim në tenxhere duke e trazuar shpejt që të mos pritet. Pasi ka marrë një valë e hedhim në tavë, hedhim sipër gjalpë të tretur dhe e vendosim në furrë të parangrohur sa të marrë një faqe, në 180 gradë. Gjatë servirjes në pjata mund t'i hedhim sipas dëshirës pak piper të zi.

Receta nga Zonja Albana, emisioni "Rreze Dielli"

Po ndodh...