
Xhelatinë mandarine

Koha e përgatitjes: 15 minuta
Koha e pushimit 2 orë
Për 4 persona
Përbërësit
300ml lëng mandarinash, lëngu i 2 limonëve, 200 gr sheqer, 4 fletë xhelatinë, 150 ml ujë, ½ gotë rum, 2 mandarina për garniturë.
Përgatitja
1. Në një enë me ujë të vakët vendosni fijet e xhelatinës. Lëreni të marr ujë dhe më pas shtrydheni dhe kullojeni.
2. Ngrohni një tenxhere, hidhni aty xhelatinën me sheqerin për t’i shkrirë, por kujdes të mos ziej, pasi merr shije të hidhur.
3. Sapo të jetë shkrirë, shtoni lëngun e mandarinave, limonit dhe ½ e gotës së rumit.
4. Përziejini mirë dhe gjithë masën hidheni në një formë ose disa forma që e keni njomur paraprakisht dhe vendoseni në frigorifer për disa orë.
5. Hiqeni nga forma me ndihmën e majës së një thike të njomur me ujë dhe vendoseni në një pjatë.
ide

Saliu dhe Monika s’mund të hetojnë sa e korruptuar është Amerika!

Edi Rama ka thirrur amendamentin e 5-të

"McGonigal", pse SPAK duhet ti hetojë bashkë Ramën dhe Berishën!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128