Seferi me dopietë/ Shënon edhe Asani

Taulant Seferi po kalon një formë të shkëlqyer në kategorinë e dytë turke, teksa sulmuesi i Kombëtares shqiptare ishte protagonist në fitoren 4-0 të Kayserispor ndaj Istanbulspor.
Seferi realizoi golin e parë në minutën e 25-të, duke përfituar nga një gabim i mbrojtjes dhe portierit kundërshtar. Në minutën e 83-të, 28-vjeçari gjeti sërish rrjetën, duke kompletuar dopietën dhe duke vulosur fitoren e skuadrës së tij.
Me dy golat e shënuar, Seferi shkon në kuotën e 7 realizimeve në kampionat, duke parakaluar Rey Manajn në renditjen e golashënuesve. Në këtë listë, ai ndodhet vetëm pas Kelechi Iheanachos, i cili kryeson me 9 gola.
Një tjetër kuqezi që gjeti rrjetën ishte Jasir Asani. Sulmuesi anësor shënoi për Esteghlal në ndeshjen ndaj Al Sadd në Champions League të Azisë, duke i dhënë avantazhin skuadrës iraniane pas një topi të fituar në zonë.
Paraqitjet e Seferit dhe Asanit vijnë pak ditë përpara grumbullimit të Kombëtares shqiptare, duke i dhënë trajnerit Rolando Maran sinjale pozitive për repartin ofensiv.
Po ndodh...
ide
Aritmetika elektorale e reformës
Kush nuk është i shantazhueshëm dhe kujt mund ti besojmë
Ligji u miratua, tani sprova e sovranitetit!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
