
“A je tutor?”/ Plas keq mes dy konkurentëve në Big Brother VIP

G-Bani dhe Arsida kanë patur një debat të fortë me njëri-tjetrin ditën e sotme. Në fakt biseda mes tyre nisi e qetë, po më pas toni i zërit të dy banorëve filloi të ngrihej.
Ata të dy po flisnin për Valbonën, ku sipas Arsidës, ajo e di shumë mirë që një trekëndësh në shtëpinë e “Big Brother VIP” ecën.
Gjatë bisedës, G-Bani i përmendi asaj divorcin, dhe kjo bëri që Arsida të “shpërthente” ndaj tij. Ajo e pyet këngëtarin se pse e mbron Valbonën, a është avokati i saj?
Por jo vetëm kaq, pasi fjala që shkaktoi më shumë tension mes banorëve ishte “tutor”.
Arsida: A je tutori, a je avokati, ça je?
G-Bani: Unë jam banor, a e dëgjove ça the tani? A je tutor the
G-Bani: Pse je mësuar me tutora ti?
Arsida: Tutor do të thotë përgjegjës
G-Bani: Ndoshta je mësuar me tutora ti, qenke kategoria më fal. Nëse biseda jote është me tutora, mbaje
Arsida: O zotëri tutor do të thotë një njeri përgjegjës për fëmijë ose…
G-Bani: Ne këtu nuk kemi tutorë

Një herë për Berishën tani për veten, "8 Janari" i dytë i Ramës!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128