Aktorja e famshme italiane rikthehet në ekran

25 Nëntor 2024, 11:02 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Aktorja e famshme italiane rikthehet në ekran

Manuela Arcuri do të jetë protagoniste e filmit “Tradita”, i drejtuar nga Gabriele Altobelli, i cili do të shfaqet në kinematë italiane në pranverën e vitit 2025. Aktorja, e cila kthehet në ekran pas dhjetë vitesh mungesë, rrëfehet për arsyet e largimit të saj në një intervistë për revistën “Oggi”.

“Njëmbëdhjetë vjet më parë, më propozuan të bëja “Pupetta 2”, një seri nga Mediaset, që kishte pasur shumë sukses. Por mbeta shtatzënë dhe vendosa t’i dedikohem vetëm djalit tim.”

Aktorja nuk ka pendesa për zgjedhjet që ka bërë:

“Nuk pendohem për asgjë, edhe pse të kthehesha nuk ishte një shëtitje: nëse del nga ambienti, të tjerët vazhdojnë përpara.”

Në filmin e ardhshëm, ajo do të luajë rolin e avokates Pazienza Mantovani dhe do të luajë krah djalit të saj, Mattia, 10 vjeç.

“Mattia ka frymën e artit që nga lindja. Ai studion këndim, vallëzim dhe aktrim, madje shkon edhe në shkollën për muzikale. Është në klasën e pestë, por e merr shumë seriozisht këtë pasion të tij. Pas përfundimit të xhirimeve, ai shkoi te regjisori dhe i tha: “Dëgjo, unë herën tjetër dua të bëj një rol më të madh.”

Manuela Arcuri ka folur gjithashtu për disa flirtime të së kaluarës. Ndër to, lidhja e saj me Francesco Tottin (para se ai të martohej me Ilary Blasin):

“Patëm diçka: një puthje, pak dhe asgjë më shumë. Unë e doja lidhjen, më pëlqente shumë. Ai ishte shumë i dëshiruar nga gra të tjera, nuk donte të angazhohej dhe e kuptoj. Diçka nuk funksionoi, ishim shumë të rinj.”

Për marrëdhënien me aktorin Gabriel Garko, ajo sqaroi: “Ai nuk më tha kurrë se gjithçka ishte një gënjeshtër. Flirti zgjati disa muaj, ai dukej se ishte i përfshirë, madje edhe ‘fizikisht’. Më vjen keq që dëgjoj se ishte gjithçka një shfaqje.”

Kujtojmë se Garko pranoi katër vite më parë se është homoseksual.

ide