Albërije Hadërgjonaj krahason artistët shqiptarë me njëri-tjetrin!

E ftuar në emisionin “Ndryshe” ka qenë artistja e njohur Albërije Hadërgjonaj. Në këtë intervistë ekskluzive ajo ka zbuluar më shumë detaje nga jeta e saj, karriera dhe projektet që ajo pritet të sjellë. Albërija është vendosur po ashtu përballë disa pyetjeve ngacmuese nga moderatorët, duke kragasuar disa nga artistët shqiptarë…
Albërije: Kejsi Tola është artiste shumë e mirë, Kida është artiste e shumë hiteve…
Salsano: Adelina Ismajli apo Ledina Çelo?
Albërije: Ledina njihet për zërin, për shtrirjen vokale. Ka pasur dhe ka një zë të mrekullueshëm. Ndërsa Adelina është një show-girl që ka thyer tabu me prezencën e saj, agresive, seksi, një ndër të parat që ka guxuar të dalë ndryshe. Kështu që nuk e di, dikush mund ta pëlqejë një këngëtare me një zë…
Elona: Motrat Libohova apo motrat Mustafa?
Albërije: Motrat Libohova janë artiste të muzikës së mirëfilltë, ndërsa motrat Mustafa janë zëra brilantë që janë të muzikës popullore. Nuk i krahasoj dot.
Salsano: Mentor Haziri apo Sidrit Bejleri?
Albërije: Janë aty-aty. Sidritin e kam shok…
Salsano: Elvana Gjata apo Dua Lipa?
Albërije: Elvana Gjata se e dua shumë.
Elona: Aurela Gaçe apo Alma Bektashi?
Albërije: Të dyja. Alma Bektashi ka qenë dhe është një artiste e mirëfilltë me ngjyra, me shpirt jazz, blues, që ka qenë e vetmja që i ka kënduar. Edhe Aurela ka kënduar në një koncert tani dhe më ka rrëqethur mishin… Janë shumë ndryshe…
Salsano: Kejsi Tola apo Kida?/TAR
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Pse 35 deputetë nga opozita firmosën pro Endri Shabanit si Avokat i Popullit?
Zinxhirët që i vëmë vetë!
Oerd, ti nuk rrëzove Bashën. Ti rrëzove demokratët.
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

