Anna Oxa rrëfehet për origjinën shqiptare: Kam jetuar si e huaj në Itali

Këngëtarja me origjinë shqiptare që e nisi karrierën e saj në Itali, Anna Oxa ka treguar në ‘Domenica In’ detaje nga jeta personale. Ajo shprehet se zhurma e qyteteve nuk i pëlqen dhe për këtë arsye është zhvendosur me një banesë në natyrë.
“Jam në mal, në natyrë të vërtetë, e rrethuar me maja e pemë”. Një zgjedhje që prezantuesja Mara Venier e cilësoi si drastike, por që këngëtarja e korrigjoi menjëherë: “Nuk është drastike, natyrën e kam gjithmonë pranë, jetesa në qytet është bërë e rëndë, të jetosh në natyrë është shumë më e pëlqyeshme për mua, natyra ka diçka të veçantë, nuk ke nevojë të thuash kush je, çfarë bën, natyra e di, dhe ti je i lirë ta perceptosh këtë heshtje që flet”.
Oxa ka treguar me krenari për origjinën e saj shqiptare: “Askush nuk e di që kam lindur në një familje në Bari, nëna dhe babai im janë shqiptar. Isha dhe jam shqiptare dhe është një gjë e rëndësishme, sepse jeta intensive që kisha ishte e një të huaji në Itali”.
-
Mazzarri: Luajtëm më mirë me “rezervat”, u kërkoj falje tifozëve
20 Dhjetor, 12:44
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

