Ariana Grande ndryshon emrin e saj në projektin e fundit, arsyeja pse e mori këtë vendim…

Artistja e njohur Ariana Grande ka sqaruar pse vendosi të ndryshojë emrin e saj për projektin e fundit kinematografik. Këngëtarja e njohur interpreton Glindën, Shtrigën e Mirë, në projektin e shumëpritur “Wicked”, i cili do të shfaqet në kinematë botërore këtë muaj. Në fund të filmit, emri i saj shfaqet si “Ariana Grande-Butera”, në nder të bashkimit të saj dhe rregullimit të marrëdhënieve me babanë, Ed Butera. Duke folur për këtë zgjedhje, Grande e cilësoi si një moment të kthimit në rrënjët e saj.
“Teknikisht, është emri i ‘vogëlushes Ari’. Kjo përvojë ishte një kthim në shtëpi për mua,” tha ajo për Hit Network. “Ishte një mënyrë e bukur për të nderuar atë pjesë të vetes time.”
Grande ka lindur dhe është rritur në Boca Raton, Florida. Babai i saj u nda nga nëna e saj, Joan Grande, kur ajo ishte vetëm tetë vjeçe. Marrëdhënia e tyre ka kaluar periudha të vështira, përfshirë edhe një kohë kur nuk flisnin me njëri-tjetrin. Në vitin 2014, ajo pranoi se ndërprerja e kontaktit me babanë kishte qenë e vështirë për të.
Megjithatë, gjatë viteve të fundit, ata janë afruar sërish. Butera ishte i pranishëm në Grammy Awards në 2020 dhe në dasmën e saj me Dalton Gomez në 2021. Ky moment simbolizon një hap mjaft të rëndësishëm për këngëtaren për pranimin dhe nderimin e origjinës së saj.
-
Çfarë do të thotë fitorja e Trumpit për dialogun Kosovë-Serbi?
7 Nëntor, 17:52 -
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
Sekretari i Parë i PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


