Arrestohet në aeroportin e Mynihut Arnold Schwarzenegger, zbulohet arsyeja
18 Janar 2024, 09:59 / SHOWBIZ

Aktori i njohur hollivudian Arnold Schwarzenegger është ndaluar në aeroportin e Mynihut pasi nuk ka deklaruar në doganë orën e shtrenjtë “Audemars Piguet”, për të cilën është dashur të paguajë një gjobë prej 35.000 euro, pas së cilës është liruar.
Doganierët gjetën një orë luksoze në valixhen e Schwarzenegger-it, e cila mbërriti me një fluturim nga Los Angeles, dhe më pas zyrtarët e doganës e ndanë atë nga ana dhe e mbajtën në aeroport për tre orë, sipas Bild.
Schwarzenegger-i është dashur të paguajë gjysmën e gjobës me para në dorë, por duke qenë se nuk kishte me vete 17 mijë e 500 euro, zyrtarët e aeroportit e kanë shoqëruar në bankë për të tërhequr paratë, ndërsa pjesën tjetër e ka paguar me kartë.
Po ndodh...
Kuvendi i izolimit të madh të Sali Berishës
Nga Bato Kosova
ide
Ti vetëm ik!
Nga Irena Beqiraj
Një protestë kundër arrogancës së Ramës dhe agonisë së Berishës
Nga Indrit Gjyzeli
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




