BBV sjell krisje në martesën e Erik Lloshit?

13 Janar 2026, 21:21 / SHOWBIZ ALFA PRESS

BBV sjell krisje në martesën e Erik Lloshit?

Hyrja e këngëtarit Erik Lloshi në “Big Brother VIP Albania 5” duket se po shkakton tension në jetën e tij private. Menaxheri i artistit, Anton Prendi, konfirmoi se shqetësimi për martesën nuk ka qenë thjesht një lojë mediatike.

Në një intervistë me Ronaldo Sharkën, Prendi tregoi se qëndrimi i bashkëshortes, Romina, ka qenë prej kohësh pengesa kryesore për pjesëmarrjen e Lloshit në reality show.

E njëjta gjë dhe Romina ka thënë që nuk do e pranonte. Nuk është kundër formatit, por privatësia e familjes për të është shumë e shenjtë,” u shpreh ai.

Situata bëhet edhe më e ndjeshme pasi komunikimi mes palëve është ndërprerë. Menaxheri pohoi se ka tentuar të kontaktojë Rominën ditët e fundit, por pa sukses.

“Kam provuar të flas me të, por nuk kam mundur. Shpresoj që t’i ketë parë videot që postoj në Instagram-in e Erikut. Ka thënë që do pranonte çdo gjë, vetëm BBV jo,” shtoi Prendi.

Sipas tij, Eriku është bindur të hyjë në shtëpinë e famshme vetëm pas dy vite e gjysmë përpjekjesh, ndërsa partnerja ka mbetur skeptike ndaj formatit dhe ekspozimit publik.

Po ndodh...

ide