
Debatoi me Indritin për Eglin/ Banoret kritika Gjestit: Kur ti s’e do s’ke pse e mbron. Po bën lojë me të...

Veprimi që Indriti bëri ndaj Eglit është komentuar gjerë e gjatë mes banorëve të “BBVA4”.
Kujtojmë se mes tyre u përfol se Indriti preku fizikisht artisten pa dëshirën e saj.
Për rrjedhojë Gjesti dhe Rozana patën një përplasje të ashpër me banorin të cilin e paralajmëruan që të mos e prekë më Eglin.
Gjatë ditës së sotme banorët kanë komentuar mes tyre paralajmërimin që Gjesti i dha Indritit për Eglin, i cili la të kuptohej se ai ndjen diçka për banoren por nuk e pranon.
Gjesti nga ana tjetër vijon të këmbëngulë se me Eglin nuk ka asgjë.
Kjo e fundit i është drejtuar duke i thënë se nëse nuk ka ndjenjë për të atëherë ai nuk “duhet të marrë vendime” ndaj saj.
Egli: Mos e thuj më. Nëse në biseda serioze e thua, ose mbaje ose mos e thuaj më.
Rozana: A po rri me të?
Gjesti: Po, po s’ke bisedë serioze.
Egli: Ishte, bisedë serioze ishte.
Rozana: Po mirë m’fal. Me një njeri që rri me të me i thon tjetrit mos e prek, nuk duhet ta prekësh o vlla.
Gjesti: Po kështu po.
Rozana: Po seriozisht. Gru pa gru s’ka të bëjë ajo, po që fjalën s’duhet ta prekësh e kishe seriozisht?
Krisa: Ai tha mos e prek se e kam gru?
Rozana: Jo ai i tha pse? Se e kam gru i tha ky.
Krisa: Po, atëhere këtu është seriozisht.
Gjesti: Unë e di që s’e kom gru o vlla.
Krisa: Jo Egli e tha ishte muhabet serioz, kështu që duhet ndarë tha kur ti e thua këtë.
Rozana: Jo, jo seriozisht ishte fjala mos e prek.
Egli: Mos e thuaj termin në atë muhabet kot veç me e nguc. Jo për ngucje kudo.
Rozana: Po mirë, atë e tha ai për..
Egli: Kur bëjmë shaka bëjmë shaka sepse bie gabimi mbi ty në fund.
Gjesti: Mirë të kërkoj falje.
Rozana: Unë e kapa shyqyr që e kapa atë se ai tha nuk është e martuar. E unë i thashë jam unë me partner jashtë, hajde mnguc mu.

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128