Dhunuan rëndë blogeren në Tiranë, shpallen në kërkim Antonela Berisha dhe e motra

Një vajzë e identifikuar me emrin Klea Prenga denoncoi dje publikisht se është sulmuar teksa po darkonte në një restorant.
Ajo vendosi gishtin mbi personazhin e njohur të botës së Showbizzit, Antonela Berisha dhe motrës së saj, ndërkohë policia ka njoftuar shpalljen në kërkim të dy të akuzuarave.
Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe po punojnë për lokalizimin e shtetaseve A. B., 28 vjeçe, dhe M. B., 28 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje" kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 88/25 i Kodit Penal.
Këty dy shtetase, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, në ambientet e një lokali në Tiranë, dyshohet se kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë shtetasen K. P., 24 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Pse 35 deputetë nga opozita firmosën pro Endri Shabanit si Avokat i Popullit?
Zinxhirët që i vëmë vetë!
Oerd, ti nuk rrëzove Bashën. Ti rrëzove demokratët.
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

