“Do të bëj të flasësh me vete, aq i poshtër…”/ Për çfarë ‘kërcënoi’ Gjesti – Jozin?

18 Janar 2025, 16:41 / SHOWBIZ ALFA PRESS

“Do të bëj të flasësh me vete, aq i

Dita e stome ka nisur me këngë në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” pasi banorët u zgjuan me karaoke. Por Gjesti nuk lëvizi nga shtrati dhe pranë tij herë pas here ka shkuar Jozi.

Ky i fundit ka tentuar disa herë që t’a zgjojë. Madje herë i hiqte jorganin e herë e tërhiqte bashkë me çarçaf.

“Çohu me babin, çohu çiki jem. Çohu me babin se shkoi ora”, i thoshte Jozi banorit. Gjesti u çua për një moment, kërceu në krevat të tij dhe më pas shkoi që të merrte jastëkun e Loredanës.

Por kaq, pasi Gjesti u ul sërish për të fjetur dhe Jozi sërish nuk e la të qetë.

“Bosi, bosi, çohu zemër, Gjesti, o Gjest, çohu se të kanë ardhur shokët”, i thoshte Jozi që e ngacmonte.

“Mos më prek me dorë, prek jorganin”, i drejtohet Gjesti, i cili më vonë e ‘kërcënon’:

“Jozi do të bëj të flasësh me vete, në Zot të betohem. Nuk të lë rehat, aq i poshtër di të jem”.