Pamje të trishta/ Artisti turk pëson atak kardiak në skenë gjatë performancës

24 Shtator 2024, 14:31 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Pamje të trishta/ Artisti turk pëson atak kardiak në skenë

Këngëtari dhe regjisori i njohur turk Metin Arolat, u nda nga jeta të shtunën me  21 shtator gjatë një shfaqjeje live në Kozjatagi në Stamboll.

Artisti 52-vjeçar u rrëzua në skenë gjatë performancës, me miqtë që dyshonin se shëndeti i tij ishte i rrezikuar nga një dietë e rreptë, sipas raporteve të mediave lokale.

Pavarësisht se përjetoi dhimbje dhe mpirje në dorë, Arolat vazhdoi me performancën, por pësoi një atak në zemër në skenë.

Një infermier që ndodhej në lokal nxitoi në ndihmë të tij dhe thirri 911. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, Arolat vdiq rrugës për në spital.

Këngëtarja Demet Sagiroglu, mikeshë e ngushtë e Arolat, ka folur për mediat jashtë spitalit, duke lënë të kuptohet se shëndeti i tij mund të jetë ndikuar nga dieta e tij.

“Ai ishte shumë i afërt me mua, si një vëlla. Ishte në dietë… nuk besoj se ia duronte zemra. Ajo u përkeqësua pasi ai doli në skenë”, tha ajo.

Metin Arolat fitoi popullaritet në vitet 1990 si këngëtar. Përveç karrierës së tij në këngë, Arolat ishte i njohur për regjinë e videoklipeve për artistë të shumtë turq.

Pamje të trishta/ Artisti turk pëson atak kardiak në skenë

 

Po ndodh...