"Edhe sikur ta ktheja kohën...", në një lidhje me masazherin afrikan, rrëfehet Enca!

28 Nëntor 2024, 17:16 / SHOWBIZ ALFA PRESS

"Edhe sikur ta ktheja kohën...", në një lidhje me

Enca është rikthyer së fundmi pas një pauze 2 vjeçare nga muzika me këngën “Dashni”. Pas publikimit të lidhjes së saj me masazherin me origjinë afrikane, Enca pak nga pak u shkëput nga muzika, ku mesa duket ka dashur të shijojë në privatësi jetën e saj personale.

Së fundmi ajo ka treguar më shumë për pauzën nga muzika në podcastin e motrës së saj Uindi, ku është shprehur:

Pas një periudhe shumë të gjatë, më shumë sesa 10 vjet që kam qenë pjesë aktive e industrisë, e muzikës, kisha nevojë që të merrja kohën time si Ruensa, jo si Enca, jo vetëm si artiste, por për veten time. Po ndiqja lumturinë time personale si njeri dhe mendoj që edhe sikur ta ktheja kohën, sërish do ta kisha marrë këtë pauzën se shumë njerëz mendojnë dhe është e vërtetë që pas një pauze, gjërat janë pak më sfiduese për t’i kapur gjërat aty ku i le.

Për mua ishte shumë e rëndësishme që të bëja këtë balancën mes jetës sime personale dhe jetës publike ose profesionale. Gjithë jetën, ajo që kam bërë ka qenë karriera ime, muzika. Sigurisht që e kam jetuar jetën se për atë jam eksperte, por këto vitet e fundit jam bërë akoma më shumë. Kam marrë kohën time për rritjen time personale, për karikimin tim, për rikthimin tim.

 

Po ndodh...