Efi Dhedhes tregon nëse do rifutet në BBVIP! Rrëfen pse u prish raporti me ish-mikeshën e saj: Ishim si macja me miun

27 Tetor 2024, 13:01 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Efi Dhedhes tregon nëse do rifutet në BBVIP! Rrëfen pse u prish

Efi Dhedhes thotë se nuk do të rifutet në Big Borther VIP që pritet të rifillojë së shpejti. Ajo shprehet se ka marrë maksimumin dhe nuk ka cfarë të marrë më dhe kjo është arsyeja pse ajo nuk e shikon të arsyeshme një rikthim në këtë format.

“Le ta nisim nga fakti që nuk do rifutem, kjo është gjeja kryesore. Prandaj nuk kam pse ta mendoj dhe ta aludoj me veten time. Nuk do jetë e njëjta gjë. Është tjetër gjë të futesh dhe mos ta dish çfarë ndodh jashtë, mos ta dish sa të duan dhe nuk të duan dhe ti të jesh vetja jote. Në këtë pikë që unë kam marrë maksimumin nuk kam më cfarë të marr më dhe ndoshta mund të humbisja”, tha Efi Dedhes.

Po ashtu ajo tregoi edhe prishjen e miqësisë me Mikela Pupën, dy vajza që dikur kanë qenë shumë shoqe.

Efi thotë se kishin shumë grindje me njëra-tjetrën dhe kishte ardhur koha të kuptonin se nuk mund të kishin më miqësi bashkë.

“Disa njerëz duhet t’i duash, t’i vlerësosh për aq kohë sa i ke. Dhe për sa kohë gjërat tuaja nuk përshtaten më me njëri-tjetrin, atëherë është momenti të ndaheni dhe secili të shohë jetën e tij. Do ta lidhim pak me përse nuk themi dot jo. Ky është pak defekti im si individ. Mund ta lidh dhe me shoqërinë. Nuk kam ditur ndonjëherë të them jo.

Nuk u zumë. Thjesht kemi diskutuar dhe kemi kuptuar që nuk përshtatemi aspak fare. Ziheshim shumë shpesh, ishim si macja me miun. Ndodhte gjithë kohës që kishte hatërmbetje, qoftë nga ana ime, qoftë nga ana e saj. Dolëm në një konkluzion që nuk mund të jemi më shoqe”, tha Efi Dhedhes në emisionin “Goca dhe Gra”.

 

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128