“Eglën nuk e nxori Meritoni por…”/ Plas debati mes vëllait të Julit dhe vëllait të Ilnisës: Ajo e përdor Mjekiqin si marionetë

1 Prill 2024, 13:28 / SHOWBIZ ALFA PRESS

“Eglën nuk e nxori Meritoni por…”/ Plas debati mes

Një ditë më parë Vëllai i Madh mori një vendim të rëndësishëm për Egla Cenon, duke e skualifikuar nga “Big Brother VIP3”. Shkak u bë sjellja e saj kundrejt Meriton Mjekiqit, të cilit i hodhi verë në kokë pas spektaklit të së shtunës.

Këtë vendim të Vëllait të Madh e kanë komentuar sot Mario Deda dhe Kevin Agolli teksa ishin të ftuar në emisionin “Wake Up”.

Vëllai i Julit u shpreh se Eglën e ka nxjerrë Ilnisa Agolli, pasi Meritoni është thjesht një marionetë e saj. Por vëllai i moderatores nuk është aspak dakord me këtë deklaratë të Marios, pasi shprehet se Eglën e nxori vetja dhe jo çifti.

Pjesë nga biseda në studio:

Mario Deda: Eglën nuk e nxori Meritoni, e nxori Ilnisa.

Kevin Agolli: Jo, jo Eglën e nxori vetja, as Ilnisa as Meritoni.

Mario Deda: Bravo Ilnisës që ka një marionetë dhe i thotë “skape”.

Përsa i përket finalistëve, Mario Deda shprehet se në finale shikon Romeo Veshaj e Julin, ndërsa përsa i përket Ilnisës dhe Meritonit, vetëm një nga këta dy mund të futet në finale.

Nga ana tjetër, Kevin tha sheh në finale Ilnisën, Meritonin, Julin dhe Romeon.

 

Po ndodh...

ide