Einxhel Shkira do rikthehet në ekran?

Ish banorja e ‘Big Brother VIP Albania’, Enixhel Shkira është pyetur nga ndjekësit nëse do të rikthehet së shpejti në ekran. Mesazh i ndjekësit ishte i drejtpërdrejt: “Do të jesh pjesë e ekranit së shpejti? Ti e meriton, njerëz si ty i duhen ekranit.”
Moderatorja u përgjigj me sinqeritet, duke theksuar se për të, qëllimi nuk është të jetë medoemos para kamerave:
“Nuk e di çfarë lloj njerëzish i duhen ekranit… por di që mua s’më duhet ekrani për të qenë pranë jush apo para jush. Ka plot forma për të bërë atë që do dhe për të thënë atë që do.”
Ajo shtoi se aktualisht fokusi i saj është te familja dhe disa aspirata të tjera profesionale, por nuk përjashton surpriza:
“Për momentin kam të tjera aspirata dhe e kam thënë shumë herë se së shpejti do të shihni diçka më shumë. Por jeta familjare ka qenë një prioritet dhe po mundohem të bëj diçka që të ecin të dyja paralel, pa më marrë kohën e çmuar për familjen.”
Me këtë deklaratë, ajo la të hapur mundësinë e një rikthimi në të ardhmen, por duke theksuar se çdo hap i saj do të jetë në harmoni me jetën personale.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
