Elhaida Dani shtatzënë? Pas aludimeve në rrjet, këngëtarja thyen heshtjen

2 Korrik 2024, 08:51 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Elhaida Dani shtatzënë? Pas aludimeve në rrjet,

Tani që është rikthyer edhe në jetën artistike në vendin e lindjes, Elhaida nuk u shpëton dot thashethemeve.

Së fundi, ajo është përballur edhe me aludimet e shtatzënisë. E pyetur nga “Pushime on Top”, në një prej koncerteve ku ajo ishte pjesëmarrëse, Elhaida i mohoi lajmet e shtatzënisë.

“Nuk jam, nuk jam, nuk jam. Por nëse do vijë momenti, do vijë momenti, do t’jua them me shumë dashuri” – tha këngëtarja shkodrane, por më tej nuk pranoi të përgjigjej për pyetjen e radhës: “E keni në plan, e keni diskutuar?”

“Tani nuk do themi aq shumë gjëra, të lutem” – e mbylli ajo pa komentuar më shumë.