Elijona Binakaj kujton nënën, motrën dhe xhaxhain: “Bajrami nuk është më si dikur”

Ish-finalistja e edicionit të fundit të Big Brother VIP Kosova, Elijona Binakaj, ka emocionuar ndjekësit me një rrëfim tepër prekës në rrjetet sociale në ditën e Kurban Bajramit. Në vend të atmosferës festive, ajo ka zgjedhur të kalojë këtë ditë pranë varreve të njerëzve të saj më të dashur, duke ndarë me publikun mallin dhe dhimbjen që vazhdon ta shoqërojë prej vitesh.
Përmes një fotografie të publikuar nga varrezat, ku shihen lulet e vendosura mbi varret e familjarëve të saj, Elijona ka kujtuar fillimisht xhaxhain, i cili humbi jetën tragjikisht disa muaj më parë në Gjakovë. “Bajrami i parë pa agjin…”, ka shkruar ajo krahas fotos që preku ndjekësit.
Por dhimbja e saj lidhet edhe me një tragjedi të rëndë familjare që ndodhi në vitin 2021, kur humbi nënën e saj, Valentinën, dhe motrën Erlindën, në një aksident me autobus. Në mesazhin e saj emocional, ajo shprehet se çdo festë tashmë ndihet bosh pa praninë e tyre.
“E prej vitit 2021 pa mamin dhe motrën time. Çdo festë pa ju është më e vështirë… Bajrami nuk është më si dikur, por kujtimet me ju do të jetojnë gjithmonë në zemrën time”, shkroi Elijona.
Në fund të dedikimit të saj prekës, ajo shtoi: “Na mungoni pafund… Gëzuar Bajramin atje në parajsë”, duke prekur zemrat e mijëra ndjekësve që i kanë dërguar mesazhe mbështetjeje dhe ngushëllimi.
Po ndodh...
Si i "mashtroi" Lulzim Basha demokratët për Sali Berishën!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128