“Ende diçka personale…”- Drake shfaqet me flamurin shqiptar, çfarë po paralajmëron reperi kanadez
15 Nëntor 2025, 14:44 / SHOWBIZ
Reperi kanadez Drake ka ndezur reagimet në rrjetet sociale me një seri fotosh të reja, por veçanërisht një imazh ka tërhequr vëmendje të madhe.
Në këtë foto, një grup burrash janë ulur rreth një tavoline pokeri, të veshur me xhaketa të kuqe që mbajnë shqiponjën dykrenare, simbol identifikues i Shqipërisë.
Ndryshe nga fotot e tjera të publikuara, ky imazh ka shkaktuar diskutime mes fansave.
Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për ndonjë bashkëpunim të Drake me ndonjë artist shqiptar, apo thjesht një zgjedhje e tij në projekte që po realizon.
Reperi po ashtu e ka shoqëruar serinë e fotove me mbishkrimin “Ende diçka personale…”, duke e lënë ende mister projektin e tij.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
Nga Bato Kosova
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Nga Taulanda Jupi
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Nga Roland Lami
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
Nga Ermal Peçi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128