Endrik Beba do të bëhet baba për herë të dytë: E kam të vështirë situatën

9 Shkurt 2024, 12:46 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Endrik Beba do të bëhet baba për herë të dytë: E
Edhe pse historia me Sarën është përfolur shumë këto kohë, duket se i përket së shkuarës. Ndërsa Sara po përjeton romancën e sapo nisur me Bardhin, Endrik Beba është shumë i lumtur me partneren e tij, madje presin të bëhen prindër.

Këngëtari ka rrëfyer gjatë qëndrimit në shtëpi se partnerja e tij është në muajin e pestë të shtatzënisë dhe presin të bëhen me vajzë.

“E kam të vështirë situatën sepse ajo po e përjeton vetëm një gjë shumë të madhe. Po presim një gocë, në muajin e pestë. Edhe prandaj kam kërkuar dy jastëkë, sepse unë Klean e mbaj gjithmonë kështu në krevat, dorën tek barku, s’e lëshoj asnjëherë… Prandaj e mbaj jastëkun kështu, sepse më duket sikur është ajo,” -rrëfeu artisti.

Endriku është gjithashtu babai i një djali nga një lidhje e mëparshme e tij.

Po ndodh...