Film për Whitney Houston, publikohet traileri i filmit të divës së muzikës botërore

Publikohet traileri i parë për filmin biografik divës legjendare Whitney Houston.
“I Wanna Dance with Somebody” tregon aktoren Naomi Ackie duke portretizuar këngëtaren e ndjerë. Traileri nis me momentin kur Clive Davis nga Arista Records e zbuloi atë duke kënduar në një klub nate në moshën 19-vjeçare. Klipi tregon gjithashtu rrymat e errëta me të cilat u përball Ëhitney gjatë gjithë karrierës së saj, si përballja me kritikat se muzika e saj nuk ishte “mjaft e zezë”.
“I Ëanna Dance ëith Somebody” është drejtuar nga Stella Meghie dhe skenari i Anthony McCarten, i cili shkroi filmin biografik të Queen-s, fitues i Oscarit, “Bohemian Rhapsody”. Filmi vjen në kinema më 21 dhjetor. “Zëri më i madh i kohës sonë ka një histori edhe më të madhe”, thuhet në përmbledhjen zyrtare të filmit. Top Albania Radio shkruan se diva e muzikës botërore ndërroi jetë 10-vite më parë, në moshën 48-vjeçare. U njoftua se vitin që lamë pas rezultateve të autopsisë u erdhi fundi. Por mesa duket hetimi u rihap përsëri për të zbardhur shkakun e vërtetë të vdekjes.
Ndërkaq, një libër i ri për legjendën e muzikës ‘soul-pop’ Ëhitney Houston, zbulon karakterin e çiltër e frymëzues të këngëtares afro-amerikane, por dhe dilemat e saj që binin ndesh me normat shoqërore me të cilat ishte rritur. Autori Gerrick Kennedy shkruan në librin e tij “Didn’t Ëe Almost Have It All: In Defense of Ëhitney Houston” se mes shumë dilemash të edukimit fetar që kishte marrë që e vogël, Ëhitney kishte fshehur shumë aspekte të karakterit, madje dhe seksualitetin e saj.
E rritur në Neë York, Ëhitney ka qenë nën kujdestarinë e nënës së saj Cissy dhe është trajtuar e edukuar si kristiane e devotshme e anëtare e korit të kishës. Kushërira e Ëhitney, këngëtarja e njohur e rrymës R&B, Dionne Ëarëick, nisi ta inkurajonte talentin e Ëhitney, te e cili familja shihte një mundësi për t’i shpëtuar varfërisë.
-
-
Parashikimi i motit për datën 17 shtator 2022
17 Shtator, 08:00 -
Skemë e lirë 17 shtator
17 Shtator, 00:02
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



