FOTO/ “Do kemi kohë për muzikë” , Ronela Hajati reagon dhe fton për protestë!

Këngëtarja shqiptare Ronela Hajati ka vendosur të bëhet zëri i solidaritetit, duke anuluar të gjitha aktivitetet muzikore të planifikuara për këtë fundjavë, si shenjë respekti për ngjarjet e fundit që kanë tronditur vendin.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ronela ka bërë të ditur se edhe publikimi i këngës së saj të re në bashkëpunim me Capital T do të shtyhet për ditën e hënë, ndërsa njësoj janë anuluar edhe koncertet apo eventet e tjera që ajo kishte planifikuar gjatë fundjavës.
Në mesazhin e saj, këngëtarja thekson se vendimi i saj nuk lidhet me politikë, por me respektin ndaj publikut dhe ndaj asaj që po ndodh aktualisht.
“Si një vajzë që s’jam përfshirë kurrë në politikë, fare e pavarur, më duket gjëja më e vogël në respekt të një populli që është i vetmi që në fund të ditës më ka dëgjuar, rritur dhe mbështetur,” shkruan Ronela, duke lënë të kuptohet se për të, kauza dhe situata e momentit kanë më shumë peshë se argëtimi.
Në fund të njoftimit, Ronela u ka bërë thirrje ndjekësve dhe qytetarëve që t’i bashkohen protestës së paralajmëruar për sot, duke dhënë edhe orarin.
“Do kemi kohë për të kërcyer e për të dëgjuar muzikë gjithë kohës. Btw sot në 18:00 ka protestë, shihemi,” përfundon ajo.
Vendimi i artistes është pritur me reagime të shumta nga fansat, të cilët e kanë përgëzuar për qëndrimin dhe mesazhin e saj.

Po ndodh...
Protesta nuk është vetëm e "protestës"
ide
"Parlament i popullit", përballë duetit Rama-Berisha!
Klithma e bukur e protestës, kundër estabilishmentit Rama-Berisha
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128