Foto/ Merr fund kriza, Klea Huta dhe Elgit Doda rikthehen së bashku!

13 Qershor 2026, 15:40 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Foto/ Merr fund kriza, Klea Huta dhe Elgit Doda rikthehen së bashku!

Prej disa muajsh flitet për një krizë mes Klea Hutës dhe Elgit Dodës.

Ndonëse muaj më parë çifti i mohoi këto thashetheme, veprimet e fundit në rrjetet sociale tregonin një situatë ndryshe.

Si Klea, ashtu edhe Elgiti kanë fshirë fotot e përbashkëta nga llogaritë e tyre përkatëse në ‘Instagram’.

Çifti, i cili është bashkë prej disa vitesh, duket se po kalonin një moment jo të mirë në lidhjen e tyre.

Por pikërisht atëherë kur kjo ndarje ishte ‘vulosur’, çifti shfaqet bashkë.

Ka qenë pikërisht dasma e Klajdi Harunit, ajo që ka zbuluar se dyshja janë së bashku dhe më të dashuruar se kurrë.

Ndonëse asnjëri nuk ka publikuar foto së bashku, miqtë e tyre kanë publikuar foto e video, ku në një moment Elgiti i puth dorën bashkëshortes së tij, Kleas.

Mesa duket edhe këtë herë, dashuria e tyre ka mundur t’i kapërcejë problemet dhe të vijojnë me familjen e tyre.

Foto/ Merr fund kriza, Klea Huta dhe Elgit Doda rikthehen së bashku!

Po ndodh...

ide

Nga Neli Demi 12:52 IDE

Gen Z

Nga Neli Demi