FOTO/ Zbulohet gjinia e foshnjës, Dafina Zeqiri surprizon fansat me postimin emocionues!

11 Qershor 2026, 14:33 / SHOWBIZ ALFA PRESS

FOTO/ Zbulohet gjinia e foshnjës, Dafina Zeqiri surprizon fansat me

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka ndarë me ndjekësit një nga momentet më të bukura të jetës së saj, duke zbuluar gjininë e foshnjës që po pret.

Përmes disa postimeve emocionuese në rrjetet sociale, artistja konfirmoi se ajo dhe partneri i saj, Kreshnik Gjergji, do të bëhen sërish prindër të një djali.

Në fotografitë e publikuara, djali i tyre i parë shfaqet pranë një tullumbaceje të kaltër me mbishkrimin “It’s a Boy”, duke zbuluar kështu gjininë e anëtarit më të ri të familjes.

Ky lajm i bukur vjen vetëm pak javë pasi Dafina Zeqiri njoftoi gjatë një koncerti në Tiranë se është në pritje të ëmbël për herë të dytë.

Gëzimi në familjen e çiftit është i madh, pasi nuk ka kaluar ende një vit që kur ata mirëpritën djalin e tyre të parë, Daskanin. Tashmë, vogëlushi po përgatitet për një rol të ri, atë të vëllait të madh.

FOTO/ Zbulohet gjinia e foshnjës, Dafina Zeqiri surprizon fansat me

Po ndodh...