FOTOLAJM/ Thanë se i dhanë fund mardhënies, Ledri dhe Sara “kapen mat” së bashku në Tiranë

Ledri Vula dhe ish-partnerja e tij, Sara Hoxha, janë parë së bashku në zemër të Tiranës, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e kalimtarëve në zonën e njohur të Bllokut.
Takimi, i cili u zhvillua në Rrugën e Brigadave VIII, ka nxitur spekulime mbi marrëdhënien aktuale mes tyre.
Imazhet e publikuara nga Liberale.al tregojnë Ledrin duke mbajtur vajzën e tyre, Poem Blu, në krah, ndërsa Sara, me një buzëqeshje në fytyrë, mban një arush gjigand prej pellushi.
Pamja e lumtur dhe e relaksuar e çiftit ka ngjallur pyetje nëse ky është një takim i zakonshëm për hir të vajzës së tyre, apo një shenjë e një afrimi të mundshëm mes tyre.
Pas ndarjes, jeta private e Ledrit ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes, veçanërisht për thashethemet mbi një lidhje të re me Rina Zaiti.
Megjithatë, reperi ka zgjedhur të mos i komentojë këto zëra, duke i lënë fansat në pritje.

-
-
Scholz humbet votëbesimin, Gjermania shkon në zgjedhje të parakohshme
16 Dhjetor, 17:15 -
-
Scholz humbet votëbesimin, Gjermania shkon në zgjedhje të parakohshme
16 Dhjetor, 17:15
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

