Fustani i veçantë i Shqipes finalen e “BBVK”, flet stilistja: Kemi qarë të gjithë…

7 Shkurt 2024, 09:10 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Fustani i veçantë i Shqipes finalen e “BBVK”, flet
Shqipe Hysenaj ishte një ndër katër finalistët e ‘BBVK’. Veshja e saj atë mbrëmje ishte tepër rrezëlluese, me anë të së cilës përcolli mesazh për Shqipërinë e bashkuar.

Ditën e sotme, stilistja e fustanit të saj, Donika Loci, tregon rreth përgatitjes së tij dhe emocioneve që kishin.

Ajo shprehet se në momentin që Shqipja ka parë fustanin është emocionuar tepër shumë së bashku me të dhe stafi që kishte shkuar për ta stiluar.

Nuk jam takuar më përpara me Shqipen, gjithçka ka ndodhur në dhomën e rrëfimit. Ajo ishte shumë falenderuese, dhe këta njerëz që mua më përcjellin emocion për punën time dhe unë jam shumë e emocionuar për punën që kam bërë. Kur Shqipja e ka parë shqiponjën, të gjithë jemi shtangur, emocione, qaj ajo, qaj stafi im që kishim shkuar për ta veshur. Më ka pëlqyer shumë dhe komentet kanë qenë të gjitha pozitive.

 

Po ndodh...