Gramosi: Unë në lojë i dola kundër por BBV po e shoh prej Gjestit sepse…

1 Shkurt 2025, 21:21 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Gramosi: Unë në lojë i dola kundër por BBV po e shoh prej

I ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë ish-banori, Gramosi. Ai ka zbuluar më shumë detaje nga rrugëtimi i tij në edicionin e katërt, ka treguar se cilin prej banorëve po mbështet dhe cili i pëlqen më pak.

Si po e sheh Gramosi Big Brother-in tani që e ka përfunduar rrugëtimin e tij?

"Më i bukur nga jashtë sesa kur e përjeton brenda, sepse unë pata një moment goxha të vështirë brenda asaj shtëpie, kur tek ‘Xhuxhat’ në ditën e katërt harrova figurën e djalit tim. Ajo ishte një shenjë kapitulimi për mua, edhe pse gjatë ditëve në vijim mundohesha të ktheja motivin sepse e njoh veten dhe se çfarë energjie kam. Kur e pashë veten që nuk po mundoja më dot të vazhdoja hyra në Dhomën e Rrëfimit, kërkova dhe largimin por Vëllai i Madh më dha forcë dhe kurajo për të vazhduar. "

Po cili nga banorët mbështet Gramosi tani?

"Të them të drejtën, po them Gjesti. Unë në lojë i dola kundër por ‘Big’-un po e shoh prej Gjestit sepse po bën show dhe spektakël. Po e bën qëndrimin akoma dhe më interesant, i ka ndryshuar komplet dinamikat e lojës. Momentalisht Gjestin dhe në vazhdimësi nuk i dihet, ndoshta Gjesti bie dhe hyn dikush tjetër. Nuk i dihet. Deri në këtë pikë të lojës Gjestin po mbështes."

Gramosi iu përgjigj edhe pyetjes se cili prej banorët i pëlqen më pak.

Mendoj që Klajdi nuk është lojtar shumë i mirë, nuk është duke më pëlqyer. 

 

Po ndodh...