Habit ish-konkurrentja e Për’puthen: Çunat e Kombëtares dhe VIP-a të martuar më ngacmojnë! Kam marrë dhuratë një makinë

31 Mars 2024, 21:22 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Habit ish-konkurrentja e Për’puthen: Çunat e Kombëtares

Gabriela Arapi, ish-konkurrentja e Për’puthen ka qenë e ftuar në rubrikën “Mos i bjer me top” me Ronaldo Sharkën, ku me natyrën e saj të çiltër ka folur gjatë për jetën e saj private.

Gabriela ka treguar se është një person që ka shpenzime të mëdha, punon për t’i nxjerrë këto para dhe se nga pas ka ngacmime të shumta si nga personazhe VIP po ashtu dhe nga njerëz jo publik.

Ronaldo Sharka: Sa lekë harxhon Gabriela në muaj?

Gabriela Arapi: Kur kam bërë një herë llogaritë, diku deri tek 5 mijë euro.