Heidi tregon arsyen e vërtetë pse largohet nga emisioni ku bënte pjesë
Në fund të programit të kësaj të shtune, Heidi Baci konfirmoi lajmin se ajo do të largohet nga “Goca dhe Gra” për t’iu përkushtuar më shumë vetes në një periudhë jo shumë komode për të.
Fillimisht, ajo tregoi mirënjohjen ndaj ekranit dhe producentëve të Top Channel për hapësirën që i kanë dhënë dhe më pas shpjegoi arsyen e vërtetë të këtij largimi.
“Fillimisht doja të tregoja të gjithë mirënjohjen time për Top Channel, për emisionin, për dyert që më ka hapur, por vijnë ca momente në jetë…
Nuk dua të krijohen polemika, është vendim i peshuar dhe për arsye personale. Unë duhet të rigjej veten, listën e prioriteteve të mia dhe të shoh ku do jem” – tha Heidi e emocionuar.
“Është një moment që, sado jam ndier shumë mirë, me dyer të hapura, ndihem shumë mirënjohëse për këtë, në fakt unë punoj për të jetuar, nuk jetoj për punën. Por së ardhmes nuk i dihet asnjëherë” – shtoi ajo pa harruar të falënderojë të gjithë publikun, pa dashurinë dhe mbështetjen e të cilit nuk do kishte bërë asgjë.
Pse hesht Sali Berisha për skandalin Çyrbja?
ide
Më mirë vetëm se i keq shoqëruar!
Pse shqiptarët duhet të shikojnë ekonominë në zgjedhjet 2025
Qeveria e saboton punën e SPAK (edhe) duke mos e mbështetur financiarisht
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128