Indriti largohet i revoltuar nga intervista në minutat e para! Çfarë ndodhi me të?

14 Shkurt 2025, 18:07 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Indriti largohet i revoltuar nga intervista në minutat e para!

Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.

Tashmë vjen dhe emisioni që i dedikohet drejtpërdrejtë personazheve më të komentuar të momentit, banorëve të shtëpisë më të ndjekur në vend.

Në rolin e moderatorëve në këtë pjesë të emisionit janë Gerta Gixhari dhe Loredana Brati, me të ftuarin e parë, Indritin.

Këto personazhe pritet të shkaktojë momente gazmore me pyetjet dhe përgjigjet e tyre, por gjithashtu dhe momente të ndjera, plot sinqeritet.

Emisioni nisi me një përshëndetje për kolegët që ishin pjesë më parë, ku Gerta shprehu se ishte e emocionuar që ndodhej sërish në rolin e moderatores.

Ata nisën të pyesin Indritin se si ndihej dhe përgjigja e tij ishte befasuese.

Ai u largua nga studio, duke e lënë intervistën pasi ai u ndje si një gurë rezervë, pasi ishte zgjedhja e fundit për të ftuar, kjo prej refuzimit të ftesës nga dy banorë të tjerë më parë. Duke shprehur se nuk kishte qenë kurrë një opsion.

 

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128