“Je analfabete, famën e ke prej meje” – Fero i përgjigjet Arbenita Ismajlit pas akuzave për dhunë dhe tradhti: Për shpifjet, do të merret Gjykata

5 Shtator 2025, 20:21 / SHOWBIZ ALFA PRESS

“Je analfabete, famën e ke prej meje” – Fero i

Fero ka reaguar me tone të ashpra ndaj akuzave të Arbenita Ismajlit, ish-bashkëshortes së tij, e cila e ka akuzuar për dhunë, tradhti dhe përfshirje në trafik droge.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Fero i ka cilësuar deklaratat e modeles si “akuza të rreme” dhe ka paralajmëruar se do ta ndjekë ligjërisht për shpifje.

“Tre vite më vonë tani zgjohesh me akuza të rreme? Kush të ka mësuar të shkruash? As të shkruash nuk di, je analfabete. Mos harro, famën që ke marrë e ke prej meje… Për shpifjet, do të merret gjykata me ty. Ti je në arrati, jo unë,” – shkruan Fero.

Kujtojmë se Arbenita Ismajli nëpërmjet rrjeteve sociale hodhi akuza të rënda ndaj Feros.

Ajo rrëfeu detaje tronditëse nga jeta e saj martesore dhe pasojat që, sipas saj, ka pësuar vajza e tyre e mitur, Nina.

Në reagimin e saj, Ismajli flet për dhunë fizike dhe psikologjike, tradhti të përsëritura, përdorim të lëndëve narkotike, mungesë totale të përfshirjes financiare të Feros në jetën e vajzës, si dhe për manipulim e presion të vazhdueshëm ndaj saj dhe familjes së saj.

“Ai ka të drejtë, historia e tij kurrë nuk u tregua, sepse nuk dua që vajza ime dhe të gjithë të tjerët të mendojnë se ai është një përbindësh… por ja disa fakte: përdorim kokaine, tradhti të përsëritura, asnjë mbështetje financiare, dhunë mendore dhe fizike ndaj meje – kujdestares kryesore të vajzës, madje edhe ndaj motrës së tij kur unë isha shtatzënë”, ka shkruar ajo.

Çifti është zyrtarisht i divorcuar, por tensionet mes tyre kanë vijuar publikisht. Ata kanë edhe një vajzë së bashku.

 

Po ndodh...