
Julit nuk i ndahet shpirti nga BBV, pas deklaratës së bujshme përplaset me moderatoren: Njoh më tepër se sa kujton ti…

Bullizmi në shoqërinë shqiptare, u diskutua në emisionin “Shqipëria Live” ku i ftuar ishte edhe aktori dhe moderatori, Julian Deda, i cili ka qenë pjesë e shtëpisë e BBVA.
Juli në momentin që një nga banorët e BBV 4, Bernardi zbuloi se ishte gay, postoi në rrjetet e tij sociale një video të tij, ku thoshte se është ‘heteroseksual’.
Kjo video nuk është pritur mirë nga disa, madje edhe moderatorja e emisionit i tha se ‘e imitoi Bernardin’. Deda u shpreh se nuk ka imituar njeri, por ka pranuar heteroseksualitetin e tij.
Ai shtoi më pas se ka bërë humor, por moderatoja iu drejtua duke i thënë “se nuk është humor”.
Juliani: Zotëria para dy javësh bëri një deklaratë, një pranim publik, pse qau?
Sidorela: Sepse po e sulmonin gjatë gjithë javës. Më fal o Jul nëse nuk është ofendim fjala dylber gjithë javën, më fal shumë
Juliani: Dialogu është kështu…
Juliani: Dëgjoje tani të lutem, ai iu ka thënë ‘ju flini me njëri-tjetrin në krevat’ dhe ata kanë thënë ‘ne nuk jemi dylbera’, kaq. Si kanë thënë atij, është tjetër gjë
Sidorela: Mos më thuaj se po e beson këtë
Juliani: A është dialogu kështu apo jo? Kush i tha atij? Asgjë. Sidorela, njerëz të këtij komuniteti janë njerëz që punojnë në media, në politikë, në sport dhe gjithandej
Sidorela: Nuk janë të diskriminuar do të thuash
Juliani: Unë njoh shumë më tepër se sa kujton ti…
Sidorela: Pse bëre ti një video ku e imitoje
Julian: Nuk e imitova fare, unë deklarova ça jam unë dhe qava. Po unë pata një gjë ndryshe nga ai, nuk pata njeri të më ngushëllonte për heteroseksualitetin tim
Sidorela: Pate shumë komente Juli që të duartrokisnin njerëzit
Juliani: Po jam aktor humori, do bëj humor me ça të dua unë
Sidorela: Nuk është humor
Juliani: Pse nuk është humor? Është bërë humor me Papën, me Jezu Krishtin, me Muhamedin, nuk bëhet humor me të? Patjetër që po.

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128