
“Kam shkëmbyer mesazhe”/ Egla zbulon me kë nga ish-banorët e BBV3 ka komunikuar

Egla Ceno ka patur debate të shumta, të ashpra dhe me tona të larta brenda shtëpisë së “Big Brother VIP3” me gati të gjithë ish-banorët që ndau këtë rrugëtim. Po si është raporti i saj me ta tani që reality show ka përfunduar?
Këtë e ka zbuluar vetë fituesja e edicionit të tretë të BBV teksa ishte e ftuar në emisionin “Wake Up” mëngjesin e sotëm.
Aktorja e njohur u shpreh se ka patur komunikim me Albi Nakon, Gazmend Ujkashin, Elvis Myrtajn, Françeska Muratin, Ervin Gonxhin dhe Lidi Delian.
“Nëna jote ka lindur llum nga trupi”/ Egla flet për BBV3: Ose do të aktivizoja skuthllëkun, ose ashpërsinë…
Pjesë nga intervista:
Brenda asaj shtëpie ka patur shumë karaktere, shume persona me të cilët ndoshta ti mund të krijosh edhe një miqësi, e ke menduar?
Po kam krijuar në fakt, edhe pse ndoshta mund të mos duket. Kanë qenë persona që më kanë dhënë dhe u kam dhënë energji shumë pozitive. Kemi shkëmbyer mesazhe këto ditë. Unë akoma nuk kam mundur të lëviz
Me kë për shembull?
Me Ervinin, me Albin, Gracianon, Lidin, Elvisin, Gazin, Françeskën
Persona në fakt që të kanë mbështetur edhe emrin tënd e kanë thënë si fituese potenciale e Big-ut
Energjia që kemi shkëmbyer mesa duket ka qenë reale. Kam idenë se aty ka shumë prej realitetit. Është konteksti që bën gjënë pastaj.
-
'A beson te rikthimet?' Përgjigjet e Ledri Vulës dhe Sara Hoxhës
12 Qershor, 11:58

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128