Kanë futur Ricky Martin në bagazhin e makinës/ Ish-bashkëshortja e Dieago Maradonës tregon historinë e çuditshme...

4 Shtator 2024, 22:40 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Kanë futur Ricky Martin në bagazhin e makinës/
Ish-bashkëshortja Klaudia Vilafane e legjendës të futbollit botëror Diego Maradona, që u nda nga jeta disa vite më parë, ka treguar në një intervistë sa e vështirë ishte të jetoje përkrah një ylli të tillë me të mirat dhe të këqijat e tij.

Por mbi të gjitha, ajo ka zbuluar një episod shumë interesant që ka lidhej me këngëtarin e njohur Ricky Martin. “A është e vërtetë që keni futur Ricky Martin në bagazhin e makinës tuaj?”, ishte pyetja që iu bë dhe Klaudia konfirmoi.

Gjithçka e vërtetë. Ai sapo kishte mbaruar së kënduari në Obras. Ne shkuam ta takonim dhe e ftuam për darkë”, tha ajo, duke kujtuar se kishte shumë njerëz të pranishëm që pritnin të takonin këngëtarin, ndaj u desh që ta fshihnin në bagazhin e makinës së tyre.

Gjëja më e keqe ishte se njerëzit e kuptuan gjithsesi. Na ndiqnin me taksi, një karvan i vërtetë me taksi. Në fund të fundit, të gjithë e dinin se ku banonim ne. Kur mbërritëm në shtëpi, kemi parë jashtë ballkonit dhe pamë që kishte dhjetëra taksi me vajza që ishin fanse të Ricky-t”, tregoi ajo këtë episod të veçantë.

Po ndodh...