Kate Cassidy rrëfehet mes lotësh pas humbjes së Liam Payne: Po përballem me ditë të vështira, ende s’e pranoj dot…

5 Mars 2025, 20:00 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Kate Cassidy rrëfehet mes lotësh pas humbjes së Liam Payne: Po

Kate Cassidy, e dashura e Liam Payne, në intervistën e saj të parë pas ndarjes nga jeta të këngëtarit, ka rrëfyer se ende po përpiqet ta pranojë humbjen e tij.

Sipas DailyMail, modelja, mes lotësh, i tregoi moderatores se përjeton ende ditë të vështira dhe shpesh flet për Liam në kohën e tashme, pasi e ka të pamundur të pranojë që ai nuk jeton më.

“E gjej veten duke folur për të sikur ai të ishte ende këtu. Nuk ndiej nevojën të korrigjoj veten, sepse kjo është pjesë e procesit tim të shërimit. Ende po punoj për ta pranuar se ai nuk është më pranë meje,” u shpreh Kate, duke shtuar: “Është jashtëzakonisht e vështirë ta pranoj. Nuk e kisha imagjinuar kurrë se një ditë do të flisja për të në kohën e shkuar.”

Ajo gjithashtu theksoi se familja dhe miqtë kanë qenë mbështetja e saj më e madhe në muajt që pasuan tragjedinë. Liam u gjet i vdekur më 16 tetor, pasi ra nga ballkoni i katit të tretë të hotelit Casa Sur Palermo në Buenos Aires.

“Po mundohem të bëj më të mirën time. Përjetoj ditë të vështira, por jam e rrethuar nga njerëz që më duan dhe më mbështesin. Miqtë dhe familja ime më ndihmojnë të qëndroj e fortë dhe të vazhdoj përpara,” përfundoi ajo.

 

Po ndodh...