Klinika private e hodhi në gjyq, Eliona Pitarka: Nuk jam në burg, s'kam marrë asnjë thirrje

Përplasja mes klinikës Vera-VIRHOV në Tiranë dhe ish-aktores, tashmë blogere Eliona Pitarka vijon. Kjo e fundit ka reaguar publikisht përmes një video në rrjete sociale, pas njoftimit se klinika private që drejtohet nga Genta Dedej e ka paditur për shpifje, fyerje, dëmtim imazhi dhe shkelje ligji. Sipas tyre ky proces bazohet në Kodin Penal dhe parashikon dënime që shkojnë deri në 3 vite burg.
Pitarka ka hedhur poshtë pretendimet e klinikës, duke sqaruar se ndaj saj nuk ekziston asnjë shkelje ligjore apo procedurë gjyqësore. Blogerja sqaron se në daljet e saj publike në rrjete nuk ka ndarë asgjë që shkel ligjin, por vetëm informacione të përgjithshme, edukative, të një natyre publike, të njëjta me ato që janë shpërndarë prej vitesh në media, intervista dhe platforma të hapura nga vetë profesionistë të fushës. Eliona nënvizon se ka ndarë përvoja dhe informacione të përgjithshme, si nënë dhe si person publik, në mënyrë transparente dhe të verifikueshme.
Sa i përket procesit gjyqësor Pitarka sqaruar se nuk ka marrë asnjë thirrje, njoftim apo dokument zyrtar nga ndonjë institucion ligjor. Sipas saj, bëhet fjalë për akuza publike pa bazë ligjore, që synojnë më shumë dëmtimin e imazhit.
Gjthçka nisi nga një postim të mëhershëm, ku Eliona ndau një dietë për fëmijët që ia kishte ofruar sipas saj pediatri Edi Tushe. Ky i fundit deklaroi se nuk e kishte autorizuar aktoren që të përdorë emrin e tij për të promovuar dieta fëmijësh. Një vit më parë, ZËRI ishte media e parë në Shqipëri që denoncoi në dokumentarin “Qumështi i Ndaluar”, fenomenin e përhapur masivisht në Shqipëri të promovimit të qumështit formulë nga influencerat dhe personazhet publikë në shkelje të plotë me ligjin. Por pavarësisht denoncimit tonë, asnjëra nga personazhet publike nuk kërkoi ndjesë për publikun por përkundrazi nisën të raportonin faqen tonë përmes mënyrave aspak demokratike. Por ajo që dikur ishte vetëm qumështi formulë përballë qumështit të gjirit, duket se ka shkuar shumë më tej, në reklamimin edhe të dietave për fëmijë.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


