“Kur isha 10 vjeç i hodha benzinë sobës e plasi, unë e vëllai 4 vjeç mund të kishim vdekur, por…”

3 Dhjetor 2022, 19:40 / JETË ALFA PRESS

“Kur isha 10 vjeç i hodha benzinë sobës e plasi, unë

Në emisionin “Rudina” në Tv Klan, duke folur për prindërimin dhe vështirësitë që ka ditët e sotme, pastori Paulin Vilajeti ka treguar një histori nga fëmijëria e tij. Ai shprehet se jetonin në Pukë dhe pjesën më të madhe të ditës qëndronte vetëm me vëllain e vogël në shtëpi sepse prindërit duhet të punonin. Pastori tregoi se i ka ndodhur një incident që nuk do ta harrojë asnjëherë pasi ekzistonte mundësia që ai dhe vëllai mund të mos dilnin të gjallë nga shtëpia pasi i mori soba flakë

 “Unë nuk do e harroj kurrë, sepse unë kam një vëlla i cili është 6 vjet më i vogël se unë dhe prindërit e mi punonin tërë ditën. Ne ishim transferuar në Pukë dhe rrinim të mbyllur në shtëpi, unë isha 10 vjeç, vëllai ishte 4 dhe më duhej që të kujdesesha për vëllain dhe nuk e harroj kurrë.

Ishte Pukë dhe duhej të ngroheshim, ishte me anë të sobës edhe ishte fik soba dhe unë mora benzinë, soba ishte e ngrohtë, ia kam hedhur sobës dhe plasi. Unë kam thirrur ndihmë, ndihmë, besoj se ka qenë dora e Zotit. Unë akoma nuk e di se si është e mundur që nëna ime ka hyrë brenda dhe ka parë zjarrin… Është e bindur që është dora e Zotit, jam i bindur se unë dhe  vëllai nuk do kishim qenë sot dhe ajo donte t’i hidhte ujë.

Mos i hidh ujë, e kisha mësuar në shkollë , po çfarë të bëj tha? Hidhi qilimin, e hodhi qilimin dhe u fik. Pra edhe ajo kohë ka qenë shumë e vështirë për prindërit. Në një farë mënyre isha 10 vjeç dhe isha si prind dhe për vëllain dhe unë mendoj se shumë nga fëmiëjt kanë rritur njëri-tjetrin në atë kohë ngaqë prindërit ishin tërë kohën në punë”, ka rrëfyer pastori Paulin Vilajeti. /tvklan.al

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128