Ledion Liço i zë vendin në “BBV3”? Reagon Arbana Osmani

15 Nëntor 2023, 18:06 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Ledion Liço i zë vendin në “BBV3”? Reagon Arbana

Ledion Liço i merr vendin Arbana Osmanit në Top Channel! Ky ishte lajmi që sidomos mbrëmjen e djeshme shkaktoi shumë debat.

U tha se moderatorja e njohur ka ndërprerë negociatat me Top Channel për shkak të një ‘ngërçi’ me administratorët e televizionit, që mendohet se ka lidhje me kompesimin financiar.

Pas kësaj “zhurme” ka reaguar Arbana në mënyrën e saj sigurisht. Këtë herë jo duke postuar një foto duke pirë “Lori Caffe”, por në ambientet e Top-it.

Ajo ka përshëndetur ndjekësit e saj këtë mëngjes me një foto duke bërë grimin në një nga ambientet e televizionit në fjalë.

Një mënyrë kjo për t’ju thënë të gjithëve që nuk ka ikur dhe nuk do të ikë gjëkundi.

Ledion Liço i zë vendin në “BBV3”? Reagon Arbana